Deklaratat e presidentit të Ukrainës rreth Kosovës, gjatë vizitës së tij në Serbi, kanë nxitur reagime të shumta.
Në konferencën e përbashkët për media me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Zelensky ka deklaruar se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës.
Për këtë deklaratë, ka pasur reagime të shumta dje dhe sot, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, derisa është kritikuar qasja e Zelenskyt ndaj pavarësisë.
Pikërisht, si pasojë e kësaj deklarate, gjatë së dielës në Prishtinë, është hequr mbishkrimi “Free Ukraine”, i vendosur në shenjë solidariteti me Ukrainën.
Pamjet nga largimi i mbishkrimit janë publikuar nga Shpend Lipa dhe shihet momenti i heqjes së saj.
Që nga agresioni rus në Ukrainë, Kosova është në mesin e shteteve që e ka mbështetur shumë Kievin, duke shprehur solidaritet të plotë.















