Një përmbajtje e rreme, e paraqitur si publikim i gazetës serbe “Blic”, është shpërndarë të dielën nga eksponentë dhe përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën pretendohet se Marko Gjuriç ka lavdëruar veprimin e deputetes Time Kadrijaj në Kuvendin e Kosovës ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Postimi është shpërndarë edhe nga bashkëpunëtori i Kurtit, Elvis Hoxha, ndërsa përmbajtje të tillë ka publikuar edhe përkrahësi publik i VV-së, Sadri Ramabaja.

Ramabaja e ka shoqëruar publikimin me mbishkrimin: “Kur një deputete thyen kufirin e brishtë mes lirisë së shprehjes dhe paditurisë strategjike”.

Megjithatë, ballina reale e “Blic”-ut nuk përmban një lajm të tillë.

Ballina reale e gazetës serbe “Blic”: