Një i mitur ka vdekur mbrëmë, pasi më 2 gusht dyshohet se kishte rënë nga një objekt në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas incidentit viktima ishte dërguar me lëndime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merrte trajtim të vazhdueshëm.
Më 8 gusht është konfirmuar se i mituri ka humbur jetën, transmeton Klankosova.tv.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thotë PK.
Policia njëherësh e ka cilësuar rastin si “Hetim mbi vdekjen”















