Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka krahasuar pushtetin e Kurtit me regjimin e Millosheviçit, pasi një gazetare e RTK-së ishte larguar nga ky medium pasi që i ishte bërë presion nga shefat e saj, që tashmë po i shërbejnë pushtetit, që të krijonte një storje me inteligjencë artificiale, ku aludohej se kinse Lushtaku ka sulmuar veturën zyrtare të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Lushtaku tha se kjo çfarë po ngjan me televizionin publik, siç është rasti i gazetares Sejda, po e kthen prapa në vitet e ’90-ta, kur Kosovën e sundonte regjimi i Sllobodan Millosheviçit.

“Kjo po me kthen prapa, në vitet e 90-ta, kështu kemi qenë të përndjekur nga regjimi i Milloshevicit, mas pakti e kam pritur që kjo do të ndodh tani pas mbi 24 viteve do të ndodhte e njejta politikë. Nuk kam pritur që qeveritë tona kanë më bë përndjekjen e njërzve, jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj familjëve që i kanë dhënë vendit të tyre shumë”, tha Lushtaku.

Ndryshe, Gazetarja Arlinda Sejda ditë më parë kishte njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga RTK.