Komisioni për Legjislacion ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Projektligji u miratua me 9 vota për, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Pas miratimit në lexim të parë në Komision, Projektligji procedohet për Kuvendin e Kosovës.

Seanca është paraparë të fillojë në orën 09:00, ku pikë e parë e rendit të ditës është Shqyrtimi i parë i këtij Projektligji.

Partia Demokratike e Kosovës, e cila është edhe iniciuese e kësaj nisme ligjore, ka kërkuar që votimi të kryhet në dy leximet.

Klan Kosova do t’i sjellë të gjitha zhvillimet e ditës së sotme.