Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Projektligji ishte pika e parë e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme.

Para shqyrtimit në seancë plenare, Projektligji u përkrah në parim unanimisht nga Komisioni për Legjislacion.