Në fshatin Isniq të komunës së Deçanit është raportuar një rast vjedhjeje, ku persona të panjohur dyshohet se kanë marrë arkën me para nga xhamia e fshatit.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 qershor 2026, rreth orës 11:30, kur ankuesi, mashkull kosovar, ka njoftuar autoritetet për incidentin.

Ende nuk dihet shuma e parave të vjedhura, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se person-a të dyshuar të panjohur nga xhamia e fshatit kanë vjedhur arkën me para. Shuma e parave nuk dihet, kurse rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport