Një person është arrestuar mbrëmë në Mitrovicë të Jugut pasi dyshohet se, në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht një qytetar, duke i shkaktuar lëndime trupore, si dhe ka sulmuar tre zyrtarë policorë gjatë dhe pas arrestimit të tij.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:58 në rrugën “Lah Nimani”. I dyshuari fillimisht ka goditur një mashkull, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Gjatë ndërhyrjes së policisë dhe prangosjes në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka sulmuar një zyrtar policor. Më pas, ai ka vazhduar sjelljen e dhunshme edhe brenda stacionit policor dhe në spital, ku ka sulmuar edhe dy zyrtarë të tjerë policorë, ndërsa sipas raportit policor , i ka kanosur verbalisht me vrasje.
“I dyshuari gjatë prangosjes në vendin e ngjarjes ka sulmuar një zyrtar policor, pastaj brenda në stacion policor dhe në spital i ka sulmuar edhe dy zyrtarë policorë dhe i ka kanosur verbalisht me vrasje. I dyshuari ka dëmtuar motoçikletën e viktimës dhe një veturë tjetër. Si pasojë e sulmit tre zyrtarë policorë dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas pranimit të tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, njofton policia,















