Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë një deklaratë të rëndë për natën e 6 tetorit, duke përmendur mundësinë e gjakderdhjes.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Haradinaj ka deklaruar se deputetët nuk do të mund të largoheshin nga Kuvendi pa votuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Si nisi gjithçka?

“Nuk ish dalë asnjë hiç. Pa gjakderdhje askush s’ish dalë”, deklaroi Haradinaj, duke iu referuar situatës së krijuar rreth ndërtesës së Kuvendit.

Ai këmbënguli se deklarata e tij ishte serioze dhe se për gjendjen ishin të informuar deputetët, kryeministri dhe ministrat.

Haradinaj shtoi gjithashtu se kryeministri Albin Kurti kishte pranuar ta votonte projektligjin nga frika e asaj që mund të ndodhte.