Një grua ka përfunduar në pranga pasditen e së enjtes në Leposaviq, pasi dyshohet se ka sulmuar me mjet të mprehtë një person.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara ka sulmuar edhe një zyrtare policore gjatë shoqërimit.

Policia e ka cilësuar rastin si “vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.