Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur përsëri një sasi armatimi në Zubin Potok. Policia potencon se operacioni i sotëm ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe qytetarëve.

Deri tek gjetja e armatimit ka ardhur pas komunikimeve të rregullt me qytetarët, pasi zyrtarët policorë kanë pranuar informacione se në një shtëpi në fshatin “Lucka Reka”, mund të ketë armatim dhe mjete të tjera ilegale.

 “Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta dhe profesionale, duke kryer kontroll në lokacionin e dyshuar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:

– Një (1) arme te gjatë gjysme automatike;

– Treqind e nëntëdhjetë e dy ( 392) fishek te kalibrit 7.62 mm,

– Njëqind e njëzet e tre ( 123) fishek kalibër 7.9 mm

– Pesëmbëdhjetë (15) fishek te pushkës se gjuetisë

– Njëmbëdhjetë (11) fishek te pushkës se gjatë

– Tre (3) fishek manovrues

– Tetëmbëdhjetë fishek (18) te armës se shkurt

– Dy (2) fishek te armës se gjate

– Gjashtë (6) gëzhoja te llojeve te ndryshme

– Një (1) bajonetë”, ka njoftuar Policia.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në lidhje me këtë rast, deri në këto momente nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon te hetohet nga njesitë kompetente”, përfundon njoftimi.