Gazeta Nacionale ka mësuar nga burime brenda Policisë se është arrestuar Gani Geci.

Arrestimi i ish-deputetit vjen pas incidentit me gazetarin Lirim Mehmetaj. Ky i fundit ka deklaruar se është kërcënuar nga familja pas një postimi kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

Rasti nisi pasi Mehmetaj kritikoi një postim të Fatos Gecit. Deputeti kishte ngritur akuza të tmerrshme për 244 vrasje, të cilat ia atribuonte UÇK-së, Hashim Thaçit dhe personave të tjerë. Mehmetaj i kundërshtoi ashpër këto pretendime.

Më pas, gazetari tregoi se ishte kontaktuar nga anëtarë të familjes Geci, të cilët, sipas tij, i kërkuan ta hiqte shkrimin.

“Prej familjes Geci mua më kanë thirrë, më kanë thënë me hjekë postimin. Unë i kam thënë jo”, deklaroi Mehmetaj.