Tragjedia në Livoç të Gjilanit është konfirmuar.
Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një është plagosur, raporton Klan Kosova.
Drejtori i QKMF-së atje, Basri Kamberi, ka bërë të ditur për gazetaren e Klanit, Arbëreshë Uka, se personat që u gjetën pa shenja jete janë një burrë dhe një grua.
Policia dhe Prokuroria akoma nuk janë deklaruar lidhur me rastin.















