Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së kaluarës në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku dyshohet se babai ka privuar nga jeta djalin e tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa armë dhe municion.
“Një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri M48, një pistoletë pa karikator, 68 fishekë dhe katër gëzhoja”, thuhet në raportin policor.
Ndërkohë, i dyshuari është në arrati dhe ndodhet në kërkim nga organet e rendit.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, thotë PK














