Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar lidhur me ceremoninë e varrimit të ish-komandantit serb të dënuar për krime lufte, Ratko Mlladiq.
Në një reagim, OVL-UÇK e ka dënuar ashpër atë që e cilëson si përpjekje të Serbisë për ta paraqitur Mlladiqin si hero kombëtar dhe varrimin e tij si akt nderimi shtetëror.
“Kurorëzimi i një krimineli të dënuar lufte si hero kombëtar fyen çdo viktimë të tij dhe rehabiliton hapur ideologjinë që prodhoi gjenocid”, thuhet në reagim, raporton Klankosova.tv.
OVL-UÇK ka akuzuar Beogradin se po refuzon të përballet me të kaluarën e tij dhe ka paralajmëruar se, sipas tyre, një qasje e tillë kërcënon paqen në rajon.
“Kujtimi dhe dinjiteti i viktimave nuk negociohen. As tani, as kurrë”, thuhet në reagim















