Ka vdekur Bajram Arifaj nga Shtupeli i Klinës, i cili rreth dy javë më parë ishte përfshirë në një aksident trafiku.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se aksidenti kishte ndodhur më 14 gusht, në fshatin Jashanicë.

Pas aksidentit, Arifaj ishte dërguar për trajtim në QKUK, ku qëndroi për rreth dy javë në koma, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Familjarët e tij kanë reaguar me dhimbje pas lajmit për vdekjen.

Në një postim prekës, një familjar ka shkruar: “Të pushoftë shpirti në xhenet, ishe personi më i urtë e më i dashur në rrethin tonë familjar. Do t’ju kujtojmë gjithmonë”, duke e shoqëruar mesazhin me fotografi të Bajram Arifajt.