Përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe ata të Zyrës së BE-së kanë qenë të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur sërish pas kërkesës së radhës për vazhdimin e seancës konstituive.
Kësaj radhe zhvillimet në sallën e Kuvendit janë përcjellë edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane.
Ndërkohë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë paraqitur në sallë















