Ramadan Gashi, ish-sekretar i OVL UÇK’së, i ftuar në Frontal në T7, ka folur për akuzat që Nasim Haradinaj i ka bërë ndaj kësaj organizate dhe kryetarit të saj, Hysni Gucati për keqpërdorime.
Gashi ka thënë se Haradinaj nëse ka argumenti duhet t’i dërgojë tek organet e drejtësisë.
‘’Unë kam qenë sekretar në OVL të UÇK’së në selinë qendrore në mandatin tim 1 vjeçar e gjysmë. Aty kam ushtruar detyrën si sekretar i OVL, dhe sipas pretendimeve të Nasim Haradinajt, që mendon dhe dyshon se ka dokumentacione dhe argumente që Hysni Gucati paska keqpërdor detyrën e tij zyrtare, unë i kërkoj nga Haradinaj që nëse ka argumente t’i dokumentoj dhe t’i çojë në organet e drejtësisë, që të dalin në shesh çdo parregullësi. Unë mendoj se nuk ka asnjë parregullësi në OVL, të gjitha janë transparente’’, ka thënë ai,











