Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
Vendimi është marrë me 9 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim.
Po ashtu, KGJK-ja ka aprovuar propozimin për t’i rekomanduar ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës lirimin nga detyra të gjyqtarëve që kanë dhënë dorëheqje.
Çështja e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë ka qenë për një kohë të gjatë në rendin e ditës së KGJK-së, ndërsa mbledhjet e mëparshme për këtë çështje kishin dështuar për mungesë kuorumi.
Me vendimin e sotëm, procedura për lirimin e tyre nga detyra pritet të vazhdojë përmes ushtrueses së detyrës së Presidentes.










