Një grua shtatzënë ka humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të Malishevës.
Policia ka bërë të ditur për Klankosova.tv se fillimisht, një çift bashkëshortor është plagosur me armë zjarri, dhe të njëjtit ishin gjetur në një dhomë gjumi.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje janë duke vazhduar.















