
Gjatë ditës së djeshme, njësitë përkatëse policore kanë gjetur mbetje eshtërorë të tre personave në fshatin Kalludër të Zubin Potokut.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, mbetjet janë ekzaminuar nga eksperti mjeko-ligjor, i cili ka konstatuar se bëhet fjalë për mbetje me prejardhje njerëzore dhe me interes forenzik, raporton Klankosova.tv.
Dyshohet se mbetjet eshtërorë mund t’u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Njëherësh, prej më shumë se dy javë, njësitet policore, me urdhër të Prokurorisë Speciale, janë duke kryer gërmime në këtë lokacion, si dhe në dy lokacione të tjera, në kuadër të kërkimeve për mbetjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.














