Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka pasur polemika me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiui, në sallën plenare të Kuvendit.

Në kohën e polemikave, në sallë ishin prezentë të rinj nga Kosova e diaspora.

“Qysh sillet një Ushtruese e Detyrës me një deputete të re? Më fal, tregoju të rinjve se kur e kryejnë fakultetin, çfarë të ardhme kanë në Kosovë?”, dëgjohet të thotë deputetja e re e PDK-së, Sala Jashari, në drejtim të U.D. Presidentes Haxhiu.

“Nuk ka ‘qetësi’”, i thotë më tej Jashari Haxhiut, në atë që besohet se ishte përgjigje ndaj kërkesës së Haxhiut për “qetësi.