Një qytetar ka shprehur protestën e tij ndaj moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës duke mbajtur një letër në sallën plenare në të cilën shkruan “Kurti n’burg”.

Në ditën kur Kuvendi i Kosovës hapi dyert për vizita për mërgimtarët, deputetët e PDK-së kërkuan të thirret vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës që çoi në debate të ashpra mes deputetëve të LVV-së dhe PDK-së.

Qytetari Fatmir Bytyqi nga Prizreni i cili ka vizituar Kuvendin e Kosovës u paraqit me një letër në të cilën shkruan “Kurti n’burg”.