Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Negroc, ku një person dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rryma elektrike.

Viktima është identifikuar si Bedri Krasniqi.

Përmes një njoftimi, Komuna e Drenasit ka bërë të ditur lajmin për vdekjen e tij, duke shprehur ngushëllime për familjen Krasniqi dhe të gjithë të afërmit.

Në njoftim theksohet se humbja e një jete është dhimbje e madhe për familjen dhe komunitetin, ndërsa i është shprehur mbështetje familjes në këto momente të vështira.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Krasniqi dhe për Gani Krasniqin për humbjen e vëllait. Zoti e mëshiroftë të ndjerin dhe i dhëntë familjes forcë për ta përballuar këtë dhimbje,” thuhet ndër të tjera në reagimin e tij.