Gjykata Speciale njofton se Presidentja Trendafilova hodhi poshtë një kërkesë të Haxhi Shalës për të udhëtuar në Shqipëri për pushime të shkurtra gjatë vuajtjes së pjesës së mbetur të dënimit të tij, sipas kushteve të vendosura pas lirimit të tij në Kosovë.

Në njoftim thuhet “se një udhëtim i tillë ishte thelbësisht i papajtueshëm me dënimin e dhënë dhe se lirimi me kusht nuk është menduar të ndërpritet pa baza bindëse ligjore ose humanitare”.

Në të njëjtën kohë, Shalës iu miratua kërkesa e tij për të rinovuar dokumentet e tij të identifikimit dhe të udhëtimit.

Shala u lirua me kusht më 2 shkurt 2026, ndërsa dënimi i tij do të përfundojë më 11 dhjetor 2026.