I dyshuari Skender Llugiq i cili bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt sot në Kuvend, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” si dhe “Kanosja”.
Kështu kanjoftuar Prokuroria Speciale përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera thotë se po merren të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme hetimore.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet S.LL., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” si dhe “Kanosja””.
“Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizaur dhe Krimeve të Rënda, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit dhe vërtetimit të plotë të rrethanave të rastit të ndodhur të mërkurën, në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim















