Një mërgimtarë sot në Kuvendin e Kosovës bëri thirrje skandaloze.
Ai kërkoi pushkatimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.
“Nëse Radojçiqi duhet me u dënu me 20 vjet, Ramushi duhet me 40-50-100 vjet”, deklaroi mërgimtari.
Ndryshe, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës u mblodhën sot nga ora 11:00 në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës duke kërkuar nga partia më e madhe parlamentare dhe kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari të thirret vazhdimi i seancës për konstituimin e legjislativit.
Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës sot ka vazhduar pritjen e mërgimtarëve duke hapur dyert për sallën plenare për vizita nga ora 12:00 deri në 16:00
Në pritje të mërgimtarëve, prezentë ishin edhe deputetë të LVV-së, mes tyre edhe U.D. presidentja Albulena Haxhiu.
Por, ishte pikërisht prezenca e kësaj të fundit që solli tensionet në kuvend.















