Shkëmb Manaj ka dalë me reagim pasi u shkarkua nga pozita e nënkryetarit të Komunës nga Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Manaj ka thënë se “kush nuk ka raport të mirë me LDK, nuk mund të vazhdoj të ketë raport të mirë as me mua si përfaqësues politik i saj”, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se ka dhënë angazhim maksimal edhe si këshilltar i Ramës, edhe si nënkryetar.

“Po e përmbyll këtë kapitull me ndjenjën e përmbushjes për angazhimin e plotë dhe kontributin e dhënë për Kryeqytetin, tani në një dimension më të gjerë, një fazë të re për LDK-në dhe për Kosovën”, ka shkruar Manaj.

Manaj ka thënë se ka qenë i angazhuar javëve të fundit në “përbashkimin e madh të LDK’së”.

“Një LDK e bashkuar, nën vizionin e Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe Presidentës znj. Vjosa Osmani, janë binomi i drejtimit të duhur për të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Gjatë javëve të fundit, kam qenë  i angazhuar në përbashkimin e madh të LDK-së, një proces që do ta rikthejë atë fuqishëm si forcë kryesore politike në vend. Kjo është e domosdoshme tani për tani! Të tjerat rregullohen me kohë!”, ka shkruar ai.