cloudy sky flashes and rain

Në ditën e parë të muajit korrik në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.

Sipas Institutit Hidrometorologjik të Kosovës, gjatë ditës së mërkurë parashihen reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së, në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme, transmeton Klankosova.tv.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 34°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–9 m/s”, thuhet në njoftimin e këtij instituti,