Kryetari i Skënderaj, Sami Lushtaku është përfshirë në një konflikt fizik me krytarin e degës së LVV-së në këtë komunë, Hysni Mehani.
Mehani ka përfunduar i lënduar nga ky ballafaqim, teksa Lushtaku përmes një postimi në Facebook tha se ai u sulmua me etiketimet si “Sami Serbia”, duke bërë që qytetarët të reagojnë.
“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Etiketimet “Sami Serbia”, Hysni Mehani i kishte bërë edhe në profilin e tij zyrtar në Facebook.
“Sami serbia po na prish me Ameriken duke i mshele strukturat paralele pa koordim me miqte tane amerikane. Rrnofte Amerika dhe miqte tane, poshte Sami serbia”, kishte shkruar ai në një postim në Facebook me 10 prill.















