Nuredin Lushtaku në një prononcim për mediat ka folur sot për incidentin e ndodhur në Skënderaj.
Ai ka thënë se nuk beson që Sami Lushtaku është përfshirë në konfliktin me Hysni Mehanin e VV’së dhe sipas tij, Sami Lushtaku kurdo që do të dëshironte do të mund ta rrihte Mehanin.
“Qysh ka ndodhë dhe tek ka ndodhë nuk e di. Unë cka kam kuptu prej njerëzve, është që e kanë rreh qytetarët”, ka thënë ai.
“Nuk e besoj që Sami Lushtaku e ka prek me dorë. Nëse flasim shumë thjeshtë si qytetar, ndash me politikë ndash pa politikë, kur t’i teket e nxen e rreh shuplaka gojës, ka mujt me rreh moti. Po nuk besoj që e ka prek me dorë”, ka shtuar Nuredin Lushtaku














