Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte për natën e shtatë me radhë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarëve do t’u drejtohen disa figura nga arti, media dhe rinia.
Në mesin e folësve të mbrëmjes do të jenë tenori dhe veterani i luftës çlirimtare, Ramë Lahaj, si dhe gazetarja Kaltrina Mikushnica.
Pjesë e programit do të jenë edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, studenti Endi Tahiri, artisti Isah Mustafa dhe nxënësi Gentian Selimi.
Tubimi nis në ora 21:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vazhdojë me kërkesat e saj për drejtësi dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së















