Dy persona janë therur nga një mjet i mprehtë, dhe një tjetër ka pësuar lëndime si pasojë e një përleshje në Komoran.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës Enis Pllana për Sinjalin tha se informatën për incidentin e kanë pranuar rreth orës 19:00.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se tre persona kanë mbetur të lënduar, (dy nga ta dyshohet se janë të lënduar nga një mjet i mprehtë). Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, u shpreh Pllana.















