Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa më të dendura do të jenë përreth zonave malore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 25 deri në 29 gradë.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.