Një aksident trafiku ka ndodhur mesditen e së martës në rrugën magjistrale Gjakovë-Klinë.

Policia në Gjakovë ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku tre persona janë lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Më datë 26 maj 2026, rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë tre persona deri më tani kanë marrë trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë në vendngjarje dhe është në proces të hetimit të rrethanave të aksidentit”, thuhet në përgjigjen e Policisë