Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri është deklaruar për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ai tha se sot, kërkesë të vetme kishte që institucionet, përkatësisht Kuvendi duhet të sillet me përgjegjshmëri, të reflektojë ndërgjegjshmëri, gatishmëri dhe se sipas tij, duhet t’i bëjë veprimet e duhura, të nevojshme e urgjente karshi situatës me të cilën po ballafaqohet vendi, transmeton klankosova.tv.
“16 shtatori ishte ditë e zezë dhe e rëndë për Kosovën dhe gjithë shqiptarët. Qytetarët e Kosovës me shumë të drejtë janë duke shprehur revoltën përmes protestave. Kjo situatë është emergjente, urgjente dhe kërkon përgjegjësi institucionale. Qytetarët me të drejtë kanë kërkesë të drejtuar nga Kuvendi dhe Qeveria”, tha ai.















