Dy prindërit ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po përballen me një nga momentet më të vështira si prindër largimin e vajzës së tyre në mërgim.
Përmes një shkrimi në Facebook, Faton Lani, shkruan se pas sakrificës së dhënë gjatë luftës për lirinë e Kosovës, kurrë nuk e kishin menduar se një ditë do ta përcillnin vajzën e tyre jashtë vendit për të kërkuar një të ardhme më të mirë.
Tutje ai shkruan se vajza po largohet jo nga dëshira për t’u shkëputur nga vendlindja, por për shkak të mungesës së kushteve dhe mundësive për të ndërtuar jetën e saj në Kosovë.















