Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka reaguar pas vdekjes së një tjetër punëtori në vendin e punës.
Përmes një reagimi në Facebook, Sindikata ka publikuar edhe fotografinë e punëtorit, Arbenit Ahmeti, i cili humbi jetën sot pasi ra në kontakt me tensionin elektrik gjatë kryerjes së detyrave të punës.
Sindikata ka bërë të ditur se lajmin për vdekjen e Ahmetit e ka pranuar me dhimbje të thellë.
“Arbeniti u nda nga jeta në krye të detyrës, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të punojnë me të”, thuhet në reagim.
Sindikata e Re e KEK-ut u ka shprehur ngushëllime familjes Ahmeti, të afërmve, miqve dhe kolegëve të viktimës
“Humbja e një punëtori në vendin e punës është dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë komunitetin e KEK-ut”, thuhet tutje në reagim.















