Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të gjendet një person i raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Sipas policisë, më 11 nëntor të këtij viti, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e 31-vjeçarit, M. O. i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia më 10 nëntor dhe më nuk ishte kthyer.

“Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin