Gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, janë gjetur mbetje eshtërore të një individi.
Sipas policisë, gërmimet janë realizuar nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur, në kuadër të kërkimeve për personat e zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore për të përcaktuar identitetin e personit, transmeton Klankosova.tv.
“Sektori i për Hetimin e Personave të Zhdukur, gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara kanë gjetur mbetje eshtërore të një individi. Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore.”.















