Kalaja e Prizrenit do të jetë e mbyllur për vizitorë gjatë ditës së sotme, për shkak të erërave të forta që paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.

Mbyllja është konfirmuar edhe nga drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Islam Ukimeraj, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, ku ai theksoi se Kalaja do të rihapet së shpejti për vizitorët.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, drejtuesit e Kalasë kanë bërë të ditur se vendimi është marrë si masë parandaluese, me qëllim të garantimit të sigurisë së të gjithë vizitorëve, transmeton Klankosova.tv.

“Ju njoftojmë se Kalaja e Prizrenit do të jetë e mbyllur për vizitorë gjatë ditës së sotme, për shkak të erërave me intensitet të lartë, të cilat paraqesin rrezik për sigurinë e vizitorëve.

Ky veprim është marrë si masë parandaluese, me qëllim të garantimit të sigurisë së të gjithë vizitorëve.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe kërkojmë ndjesë për këtë shqetësim.

Siguria juaj është prioriteti ynë!”, thuhet në njoftimin e Kalasë.