Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka vizituar disa prej ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai ka thënë bashkë me Elbasan Shalën, kanë zhvilluar një vizitë dyditore në Hagë, ku kanë takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Salih Mustafën.
“Këta burra dhe kolosë të Kosovës janë të fortë si çdo herë, falënderues dhe mirënjohës ndaj gjithë shqiptarëve për përkrahjen e mbështetjen e deritanishme. Ata ju bëjnë të fala dhe ju përshëndesin të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Ndërsa, më 30 nëntor, do të takohemi edhe me “10-shin” e UÇK-së, Rexhep Selimin!”, ka shkruar Gucati.















