PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje që Ligji për Dhomat e Specializuara të votohet sot në Kuvend në përmbajtjen aktuale, ndërsa menjëherë pas votimit të nisë procesi i amendamentimit.
Sipas dakordimit, fillimisht do të votohet ligji në formën aktuale, duke mbivotuar kështu veton e Presidentes, ndërsa më pas do të procedohen ndryshimet e kërkuara.
Klani mëson se të dy subjektet janë pajtuar në parim edhe për përmbajtjen e ndryshimeve, por kanë pasur dallime lidhur me procedurën që duhet ndjekur për amendamentimin e ligjit.
Për të shmangur pengesat procedurale dhe rrezikimin e ligjit, palët janë pajtuar që ai të votohet sot në formën aktuale, ndërsa ndryshimet të procedohen përmes një nisme të veçantë amendamentuese.
Ndërkohë, pritet që në një afat të shkurtër të nisin konsultimet me partnerët ndërkombëtarë për përgatitjen e ndryshimeve që do të sillen më pas në Kuvend për miratim















