Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar hartimin e një strategjie institucionale për qasjen ndaj çështjes së Hagës.
Ajo ka bërë të ditur se kërkesën e ka ngritur gjatë konstituimit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku u miratuan plani i punës dhe fushëveprimi i komisionit.
Musliu-Shoshi ka theksuar se një strategji e tillë është e domosdoshme për koordinim dhe veprim të mirëfilltë institucional.
Ajo ka përmendur gjithashtu anëtarësimin në Këshillin e Evropës, integrimin evropian dhe marrëdhëniet me aleatët strategjikë si çështje me prioritet.
“Sot, në kuadër të konstituimit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, miratuam planin e punës dhe fushëveprimin e Komisionit.
Ngrita çështjen e hartimit të një strategjie institucionale për qasjen ndaj çështjes së Hagës, si një domosdoshmëri për koordinim dhe veprim të mirëfilltë institucional.
Po ashtu, anëtarësimi në Këshillin e Evropës, integrimi evropian, marrëdhëniet me aleatët strategjik janë me prioritet”, ka shkruar Musliu-Shoshi.















