Policia e Kosovës ka ftuar konferencë për shtyp në ora 16:00 në kampin “Enver Zymberi” të njësisë speciale në Mitrovicë ku thanë se do të ekspozojnë një sasi të konsiderueshme të armëve të kapura në veri.
Në këtë konferencë u tha se do të jetë pjesë deputeti Xhelal Sveçla dhe drejtori i policisë, Gazmend Hoxha.
Postimi i plotë:
Prishtinë, më 20 gusht 2026
Sot, më 20.08.2026, në ora 16:00 në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, do të mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media.
Në këtë konferencë do të paraqiten detaje rreth operacioneve policore të realizuara në disa lokacione në Mitrovicë Veri, të cilat kanë të bëjnë me gjetjen dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante, të cilat do të ekspozohen për media.
Po ashtu do të jepen informacione lidhur me veprimet policore në rastin e “Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile” në Kosovë, të cilat po zhvillohen në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë ministri i MPB z. Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së kolonel Hoxha.
Datë: 20.08.2026
Vendi: Qendra e Njësive Speciale “Enver Zymeri” – Mitrovicë.
Ora: 16:00
Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë konferencë















