Një 27-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Brezovicë, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Policia gjeti mbi një kilogramë marihuanë në dy vila të pabanuara në Brezovicë.
Me datën 19.08.2026, rreth orës 23:30 njësitet policore të stacionit policor në Shtërpcë kanë pranuar një informatë lidhur me gjetjen e substancës së dyshuar narkotike në një villë të pabanuar në Brezovicë.
Pas pranimit të informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit të personit të dyshuar, mashkull, kosovar, 27 vjeç, i janë gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe dy peshore digjitale.
Nën dyshimin se i dyshuari mund të posedonte edhe substanca të tjera narkotike, është kontrolluar edhe një villë tjetër, ku është gjetur një sasi tjetër e dyshuar marihuana”, thotë policia, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale janë konfiskuar gjithsej 1,063 gramë marihuanë, dy peshore digjitale, një çantë krahu e zezë, një thikë metalike dhe një telefon celular.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar intervistimin e të dyshuarit dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë















