Arian Tahiri, i ka bërë thirrje publike Halil Gecit që të tërheqë një publikim të bërë ndaj tij, raporton GazetaBlic.
Tahiri ka thënë se Geci i ka atribuar qëndrime që nuk i ka shprehur dhe e ka etiketuar me formulime fyese.
Ai ka sqaruar se deklarata e tij për Albin Kurtin dhe “Republikën e re” ishte në kontekst të mbrojtjes së rendit kushtetues dhe institucioneve të Kosovës.
Tahiri ka kërkuar largimin e publikimit dhe një kërkimfalje publike, duke paralajmëruar se në të kundërtën do t’i drejtohet gjykatës për mbrojtjen e reputacionit dhe të drejtave të tij.















