Mësohet se Vezir Haziraj, i dyshuari që ndodhej në arrati pas të shtënave me armë zjarri në Orrobërdë të Banjës së Pejës, ku mbeti i plagosur një person, është dorëzuar sot në Policinë e Pejës.

Haziraj po kërkohej nga organet e rendit që nga 7 gushti, kur kishte ndodhur incidenti, ndërsa gjatë kohës sa ndodhej në arrati ishte shfaqur edhe në rrjete sociale, duke publikuar pamje ku shihej i armatosur.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se arratisë së tij tashmë i është dhënë fund, pasi Haziraj është paraqitur dhe dorëzuar në polici.