Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Dragashit, Filiz Mustafa, ka publikuar një fotografi në të cilën pretendon se është Fehim Sali, i arrestuari i sotëm si i dyshuar për spiunazh për BIA-n serbe, nën shoqërinë e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Ky fotografim i bërë para disa vitesh ku janë bashkë Ivica Daçiq dhe i arrestuari i sotëm Fehim Sali, sikur nuk shërbente si argument për pushtetarët e ish-pushtetarët lokalë në Sharr (LDK&PDK), për të ndërprerë çdo komunikim me këtë njeri, që shihej e dihej haptazi se kujt i shërben”, ka shkruar Mustafa