Policia në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve rreth identifikimit të një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Pos kërkesës për bashkëpunim, policia ka ndarë edhe foton e të dyshuarit, transmeton Klankosova.tv.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.
















